ELELCO GROUP
MISIONI YNË
Përballë ndryshimeve të vazhdueshme të tregut nuk mjafton thjesht që biznesi të mendojë vetëm për uljen e kostove. Në këto kushte optimizimi i menaxhimit, përmirësimi i produktivitetit dhe cilësisë bëhen jetike. Filozofia e Elelco-s qëndron në ndërtimin e programeve ERP gjithëpërfshirëse, të ndërtuara me porosi sipas kërkesave të klientit, dhe jo standarde, të jenë fleksibël në kohë për të ndjekur rritjen e klientit në këtë mënyrë menaxhimi i proceseve bëhet më i thjeshtë dhe stimul për rritje. Tashmë Elelco ka ndihmuar shumë biznese të kthehen nga nacionale në multinacionale duke i dhënë suportin e përdorimit të të njëjtit sistem në shtete të ndryshme.
STAFI YNË
Në ELELCO besojmë shumë se burimet njerëzore janë faktori më i rëndësishëm dhe më me vlerë për rritjen dhe qëndrueshmërinë ndër vite të kompanisë sonë. Suksesi në kompaninë tonë është rezultat i një pune të frytshme në grup. Jemi përherë në kërkim të profesionistëve që kanë objektiva, janë ambiciozë, kanë aftësi të forta organizative dhe janë besnikë. Për pasojë i kushtojmë rëndësi të veçantë kualifikimeve akademike e profesionale dhe kapacitetit. Ne nuk jemi vetëm programatorë, por analistë të vërtetë të proceseve menaxheriale të çdo lloj tipologjie të kompanive.
VIZIONI YNË
Vizioni ynë është të jemi pika e referencës për të gjitha kompanitë shqiptare që kanë procese specifike dhe kërkojnë një softuer të plotë të bërë posaçërisht sipas kërkesave të tyre. Të jemi ashtu si në tregun Italian, jo vetëm një pikë referimi për sistemet informative ERP, por dhe një pikë konsulence për ristrukturimin e kompanive shqiptare. Të jemi kryefjala e sistemeve të specializuara, të sigurta, gjithëpërfshirëse.